Trump i mbyll telefonin kryeministrit australian

466
Presidenti amerikan Donald Trump i ka mbyllur telefonin kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, i zemëruar, siç raportohet, për shkak të një marrëveshjeje për sistemimin e refugjatëve. 
Incidenti ka ndodhur gjatë fundjavës, por është raportuar tani nga mediat e mëdha amerikane. Pakti i vulosur me administratën Obama parashikon dërgimin në Amerikë të gati 1 250 azilkërkuesve që pretendojnë qëndrimin në Australi. 
Qeveria e atjeshme nuk i pranon dhe i mban në qendrat “offshore” të Naurusit dhe Papua Guineas së Re. Kryeministri australian e mohon incidentin, por fakti mbetet se vërtetë Australinë e shqetëson shumë kjo marrëveshje, që nga momenti kur Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për t’i bllokuar hyrjen në SHBA emigrantëve dhe refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Sigal