Trump i kundërpërgjigjet Kim Jong Un: Një armatë e fuqishme amerikane po të vjen

441
Presidenti Donald Trump tha në mënyrë të përsëritur se Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën gjënë e gabuar duke kundërshtuar amerikanët dhe se e paralajmëroi se një armatë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara po shkon drejt gadishullit korean.
I pyetur nëse e konsideron të shëndetshëm mendërisht diktatorin koreano-verior, Trump u përgjigj për Fox News: “Nuk e di, nuk e di. Por di që po bën gjënë e gabuar”.

“Ne po dërgojmë një armatë atje. Shumë të fuqishme. Kemi madje edhe nëndetëse. Shumë më të fuqishme se avionët tanë biles. Dhe gjithashtu kemi ushtrinë më të mirë në Tokë,” tha Trump.

Dhe ndërsa gazetarja e pyet se çfarë po bën ushtria amerikane tani në Korenë e Veriut, Trump përgjigjet: “Këtë s’mund t’jua them. Nuk jap detaje në lidhje me ushtrinë”. Më herët Trump shkroi në Tëitter se Korea e Veriut po kërkonte telashe, dhe se SHBA do e zgjidhte problemin me ose pa ndihmën e Kinës.
Sigal