Trump fton në Shtëpinë e Bardhë presidentin filipinas Rodrigo Duterte

486
Sigal

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka folur në
një bisedë telefonike të së premtes me udhëheqësin filipinas, Rodrigo Duterte,
të cilin e ka ftuar për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të
ardhshëm, gjatë asaj që u cilësua si një bisedë “angazhuese dhe tepër të
gjallë” nga një ndihmës i presidentit të Filipineve.

Biseda
telefonike thuhet se ka zgjatur mbi 7 minuta, sipas asaj që ka bërë të ditur
këshilltari special i Dutertes, Christopher Go, përmes një mesazhi “SMS” për
mediet.

Bashkëbisedimi
erdhi mes tensioneve dhe paqartësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve,
pas muajsh të tërë retorike antiamerikane të Dutertes, të nxitur nga irritimi i
tij për shkak të shqetësimeve të shfaqura nga administrata “Obama” në lidhje me
luftën e tij vdekjeprurëse ndaj trafikantëve të drogës.

Edhe
pse Duterte ka folur me optimizëm për marrëdhënie më të mira me Trumpin në
Zyrën Ovale, ai vet nuk i ka ulur ende kritikat e tij ndaj Uashingtonit, në
diskutimet thuajse të përditshme dhe histerike në lidhje me atë që ai quan
“hipokrizi” të Shteteve të Bashkuara.

Go, i
cili njihet më së shumti si “Bong Go”, tha se Duterte e kishte ftuar Trumpin të
vizitonte Filipinet gjatë vitit të ardhshëm, kur edhe do të kryesojë Shoqatën e
Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), diçka që është e zakonshme për një
president amerikan që të marrë pjesë në të.

Duterte
mirëpriti muajin e kaluar fitoren e Trumpit, teksa u shpreh “Jetë të gjatë
Trump”, duke theksuar kështu krahasimet që janë bërë shpesh mes tyre, për shkak
të çiltërsisë në të folur. Duterte deklaroi gjithashtu se “nuk do të grindej
më”, sepse tashmë ka fituar Trump.


një intervistë me “Reuters” gjatë fushatës presidenciale në SHBA, Trump tha se
komentet e Dutertes në lidhje me Amerikën dhe presidentin Barack Obama tregonin
“një mungesë respekti për vendin tonë”. Por, ai theksoi “pozicionin tejet të
rëndësishëm strategjik” të Filipineve, ndërsa kritikoi gjithashtu Obamën se
kishte dështuar të njihte udhëheqësit e botës.