Trump: Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global

78
Sigal

jë artikull i botuar nga ‘Asia Times’ shqyrton përplasjet e fundit midis miliarderit amerikan George Soros dhe Kinës, duke vënë në pah tensionet e rritura mes dy fuqive globale.

Përmes një serie artikujsh dhe kundërpërgjigjesh opinistike, Global Times, një media shtetërore kineze, e ka quajtur Sorosin një “terrorist ekonomik global.”

Artikulli përfshin akuzat ndaj Sorosit për financimin e protestave anti-Pekin në Hong Kong dhe kritikat e tij ndaj investimeve të kompanisë BlackRock në Kinë, të cilat ai i ka cilësuar si një “gabim tragjik” që kërcënon interesat kombëtare të SHBA-së.

Ky përshkallëzim vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë më të tensionuara se kurrë, duke reflektuar në mënyrë të qartë divergjencat mbi çështjet ekonomike dhe politike globale.

Presidenti i SHBA, Donald Trump në në një postim të publikuar në faqen zyrtare të ‘X’ shkruan se: Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global?

Lidhur me këtë vendim, Trump e ka publikuar njoftimin në formën e një ankete, ku të gjithë ndjekësit e tij amerikanë, e jo vetëm, kanë mundësi të votojnë dhe japin mendimet e tyre në linkun që ndodhet më poshtë.