Treçereku i popullsisë globale të derrave pritet të ngordhë/ Cilat janë pasojat?!

558
Sigal

Rreth një e katërta e popullsisë globale të derrave pritet të ngordhë si rezultat i epidemisë së etheve të derrit afrikan (ASF), sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Epidemitë globale të derrit po rriten duke nxitur kërkesën në rritje nga Kina, ku rreth 100 milion derra kanë ngordhur qëkur shpërtheu ASF atje vitin e kaluar. Në muajt e fundit, Kina ka dhënë miratimin e eksportit për mishin  dhe nënshkroi një marrëveshje në të gjithë botën me një ritëm marramendës. Shitjet e derrit amerikan në Kinë janë dyfishuar, ndërsa çmimet europiane të derrit tani kanë arritur shënuar rritje, prej gjashtë vitesh.

Dr Schipp, nënkryetari i Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve, tha që përhapja e sëmundjes në vitin e kaluar në Kinë, e cila ka gjysmën e popullsisë së derrave në botë, kishte filluar një krizë në të gjithë botën. Schipp tha se shkencëtarët veterinarë në të gjithë botën po përpiqeshin të gjenin një vaksinë për sëmundjen, por që ishte një “sfidë komplekse” për shkak të natyrës së virusit. Ndërsa sëmundja nuk përhapet te njerëzit, ajo është praktikisht 100% fatale për derrat.
ASF mund të transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, siç është derri i egër. Por virusi gjithashtu mund të mbijetojë disa muaj në mish të përpunuar, dhe disa vjet në trupat e ngrirë, kështu që produktet e mishit janë një shqetësim i veçantë për transmetimin ndërkufitar. Në korrik mishi që përmbante virusin ASF, u gjet në produktet e sekuestruara nga autoritetet e portit, në Irlandën Veriore. Përhapja në Kinë ka qenë veçanërisht e rëndë, me rreth 100 milion derra të humbur tashmë sipas inventarit të deklaruar zyrtar të Kinës, sipas Adam Speck, një analist i vjetër i mallrave.

Virusi tani është identifikuar në 50 vende, përfshirë Poloninë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Filipinet. Vendi më i fundit, që është prekur nga kjo epidemi ka qenë Belgjika.
Alistair Driver, redaktori i ‘’Pig World’’ në Mbretërinë e Bashkuar, tha:

“Ka pasur sugjerime kohët e fundit nga qeveria kineze dhe përfaqësuesit e industrisë se tufa kineze e derrit, thuajse po zhduket dhe se do të kemi një rikuperim në vitin 2020.’’

Megjithatë, shumica e analistëve globalë besojnë se kjo është një pritshmëri shumë optimiste, duke pasur parasysh humbjet e mëdha deri më tani dhe përhapjen e vazhdueshme të virusit në të gjithë Kinën dhe vendet e tjera të Azisë. Sipas tyre, do të ketë një deficit të madh në prodhimin e derrit në të ardhmen. Ky virus që ka prekur derrat në Kinë, shënon një nivel rekord dhe tashmë ka shenja që konsumatorët po përpiqen të gjejnë forma të tjera se si të marrin proteina. Kriza aziatike e ASF ka një ndikim të madh në industrinë globale të derrit, duke shtuar një rritje rekord të eksporteve, të cilat sjellin një rritje të çmimeve në të gjithë botën.