Tre vajzat e Stallone do të jenë Miss Golden Globe 2017

553
Sigal

Sophia, Sistine dhe Scarlet Stallone janë zgjedhur si ‘Miss Golden Globe 2017’.

Vajzat e aktorit Sylvester Stallone do të ndajnë së bashku çmimin e Golden Globe 2017.

Ceremonia do të zhvillohet në Beverly Hills Hotel në Hollywood në 8 janar 2017.
Eshtë hera e parë në historinë e çmimeve që roli i miss-eve i besohet tre vajzave, teksa prezenca e fëmijëve të një artisti nuk është një gjë e re.

Përpara motrave Stallone ka qenë Dakota Johson (vajza e Melanie Griffith), apo Francesca Eastwood (vajza e Clint Eastwood) dhe shumë të tjera që kanë marrë këtë cmim.

Sophia Stallone tha në një event: “Në emrin tim dhe të motrave të mia, ne i jemi shumë mirënjohëse Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood që na kurorëzoi Miss Golden Globe 2017 dhe do donim të falenderonim prindërit tonë për këtë mundësi fantastike”.

Të tre motrat, kishin shoqëruar të atin Sylvester në Golden Globe 2016, ku ai tërhoqi çmimin e aktorit më të mirë jo protagonist me ‘Creed- I lindur për të luftuar’.