Tre shqiptarë në arrati alarmojnë Greqinë, ja akuzat zyrtare ndaj tyre

536
Sigal

Katër shqiptarë u arratisën nga një burg grek, duke alarmuar policinë helene. Njëri prej tyre arriti që të kapet, ndërsa tre të tjerët janë akoma në arrati.

Por, cilat janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët e arratisur?

Sipas asaj që raporton Balkanweb, i arratisuri i parë është autor i vrasjes së një 30-vjeçari grek dhe plagosjes së vëllait të tij 32-vjeçar, në tentativë për t’i grabitur makinën luksoze.

Viktima ishte shefi i njohur i kuzhinës greke, Niko Paputsidaki. Autori u arrestua në korrik 2013 dhe prej atëherë u transferua nga njëri burg në tjetrin pasi shkaktonte trazira.

I arratisuri i dytë u arrestua si pjesë e bandës që në prill 2018 grabiti banesën e këngëtarit Lefteri Pantazi ku morri 1000 euro dhe ora me vlerë 150 000 euro.

I arratisuri i tretë është një nga pjesëmarrësit në përleshjen e marsit 2018 në psikiatrinë e burgut të Koridhalos, ku u vra një grek nga shqiptari tjetër që u arratis pak ditë më parë, Albiano Xhezairi.

Katër shqiptarët kanë mundur të ikin nga burgu grek, duk përdorur një furgon policie.

Njëri prej tyre u arrestua në Athinë, ndërsa policia helene është në kërkim të 3 të tjerëve.

Sipas mediave greke, arratisja ka qenë spektakolare dhe ngjante me një skenar të ndonjë filmi.

Dy prej 4 shqiptarëve janë identifikuar: Endrit Canaj e Xhelo Hasani.