Tre ish-ushtarë shqiptarë shpëtuan 130 persona nga sulmi në Londër

661
Katër shqiptarë dhe kolëget e tyre të një restoranti në Londër kanë arritur të shpetojnë 130 perosna nga tre terroristët që vranë shtatë të pafajshëm dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Stafi tashmë ka marre titullin hero, pasi atë natë të frikshme të Londrës, ata mbrojtn 130 klintë të tyre që po darkonin në tarracën e lokalit.

Dhe gjithçka ka qenë e shpejtë, instiktive dhe humane siç tregon pronari i Cafe Brood Mark Stembridge. Kamarierët dhe pjesa tejtër e stafit sapo kanë parë tre terriorstët të afroheshin me thika në duar kanë rrethuar lokalin, duke krijuar nëj lloj barriere për vrasësit. Këta të fundit kanë hezituar të afrohen më shumë duke u larguar në drejtim të urës së Londrës.

“Stafi im ishte shumë shumë i shpejtë në reagim, nëse nuk do të ishte për ta, klientët mund të kishin humbur jetën. Katër persona nga stafi im janë nga Shqipëria, disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe janë mësuar si të trajtojnë një konflikt”, tha ai.

Stembridge thotë se terroristët, të cilët u dukën si aziatikë britanikë, po bërtisnin me “theks të fortë britanik” kur zbritën poshtë shkallëve, por anglishtja e tyre nuk ishte e saktë. Pas kesaj situate, tre terroristët vijuan rrugën duke sulmuar perosnat e ulur në kafene në pubin Mudlark para se të hynin në tregun Borough. 
Sigal