Tre gjinekologë dhe një infermiere në Kosovë infektohen me koronavirus

324
Sigal

Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar./ Rel