Policia italiane ka arrestuar në flagrancë me 4 kg heroinë 32 vjeçarin Ernest Fejzo.

Shqiptari po transportonte me makinë tip “Opel” lëndën narkotike që kap vlerën e 100 000 eurove. Shqiptari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar por shtoi shpejtësinë për të shpëtuar.

Ndjeka e tij ka zgjatur disa minuta deri sa u arrestua në Tranto.
Sipas njoftimit të policisë italiane heroina e sekuestruar nëse shitej kapte vlerën e 100 000 eurove.