Tragjike/ Shpërthimi lë 300 mijë njerëz të pastrehë në Bejrut

47

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në shpërthim i madh në portin detar të kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili raportohet se është dëgjuar edhe në Qipro.

Shpërthimi ka lënë rreth 300 mijë njerëz të pastrehë, ka thënë guvernatori i Bejrutit për agjencinë e lajmeve AFP.

Marwan Aboud shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Fotografitë nga qyteti tregojnë rrugë të tëra të cilat duken të shkatërruara, ndërsa njerëzit kanë ndarë imazhe nga shtëpitë e tyre, të cilat zbulojnë dritare të copëtuara dhe dyert e shpërthimit mes dëmeve të tjera.

Theksojmë se deri më tani është raportuar se së paku 100 persona kanë ndërruar jetë gjersa katër mijë janë të lënduar.

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme – mërkure, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.