Sigal

RUSI – Një video e frikshme është publikuar në faqen e facebook të “VKontakte” ku një motor ujë duke bërë xhiro në det ka shpërthyer. Në bordin e tij ndodheshin një burrë dhe një fëmijë, të cilët sipas mediave janë atë e bir. Sipas burimeve të para mendohet se motori i ujit ose jet ski sic quhet ndryshe ka qenë me dekfekt.

Videoja është regjistruar në bregun verior të Detit të Zi në Rusi më 29 gusht. Mediat ruse raportojnë se të dy pasagjerët janë ende në spital si pasojë e plagëve të rënda që kanë marr. Ndërkohë autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.