Sigal

Një grua  sulmoi një shofer autobuzi sepse ai nuk kishte ndalur, në momentin që ajo ia kërkoi. Kjo shkaktoi një aksident dramatik dhe vdekjen e menjëherëshme të 15 personave që ishin në mjet. 

Një video prej 10 sekondash nga kamera që gjendej në autobuz, lëshuar nga policia e Chongqing, tregon pasagjeren duke i bërtitur shoferit. Gruaja 48-vjeçare më pas sulmoi shoferin me celularin e saj, ndërsa ai mundohej që ta përmbante.

Kur ajo e goditi përsëri, në një moment çoroditjeje ai e kthen timonin padashur nga krahu i majtë, duke bërë që autobusi të përplaset me bordurat e urës dhe më pas të bjerë në lumë.