Tragjedia në Torino, merret në pyetje ish-burri i shqiptares

477
Është marrë në pyetje për gati 10 orë ish-burri i gruas shqiptare, që ditën e diel vrau veten duke u hedhur nga kati i 8, pasi pati goditur me thikë djalin e saj shtatëvjeçar.
Sipas rrëfimit të tij, gruaja vuante nga një depresion i rëndë e ishte në kurë, shpesh kishte paralajmëruar se do të vriste veten, por askush nuk kishte menduar se do ta bëntë vërtet.
Babai i fëmijës, një torinez nga i cili Elida Zëro ishte ndarë pas akuzave për keqtrajtime, i kishte lënë në përdorim apartamentin ku ka ndodhur tragjedia. Ai ka rrëfyer se ishte munduar me çdo mënyrë ta qetësonte dhe se nuk ishte i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë, fëmija i goditur me thikë në bark, gjoks dhe duar, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk është në rrezik jete.
Sigal