Tragjedia e Restelicës, 7 vite më parë orteku mbyti 10 kosovarë

461
Sigal

Kanë kaluar shtatë vite nga tragjedia e Restelicës. Si  pasojë e rënies së një orteku bore dhjetë persona humbën jetën në këtë fshat.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tani jeton në Itali tek të afërmit e saj.

Aksioni i shpëtimit në vitin 2012 u organizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri të vendi i tragjedisë, ishte i vështirë, për shkak kushte të vështira atmosferike dhe borës së madhe.