Tragjedi në Detin Egje, përmbyset varka me emigrantë, vdesin 2 fëmijë të mitur, 4 të humbur

541
Sigal

Tragjedi në zonën detare Oinousses ne Greqi. Një fëmijë katër vjeç dhe një foshnje u gjetën të vdekur pasi një anije me emigrantë u përmbys, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e së premtes.

Në këtë zonë ka nisur një operacion i madh nga Korpusi i Portit dhe Frontex për të identifikuar edhe katër të tjerë në bord. Deri tani janë shpëtuar 12 persona, përfshirë pesë burra, tre gra, tre fëmijë të vegjël nën 6 vjeç dhe një 12-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, gjithsej 18 persona ishin në bordin e anijes me migrantë. Oficerët nga Rojet Bregdetare dhe Frontex, një helikopter aviacioni ushtarak dhe një aeroplan Frontex, të përfshirë në hetimet e shpëtimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.