Tragjedi në Britani, 39 viktima gjendet të vdekur brenda një kamioni

534
Sigal

Trupat e 39 personave janë gjendur brenda një kamioni në qytetin e Essex, në Britaninë e Madhe. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet si autor i ngjarjes dhe është arrestuar nga policia.

Sipas policisë kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në ishull të shtunën.

NOA

Po punohet për indentifikimin e viktimave, por porcesi parashikohet të zgjasë.

Shefi i Policisë, Andrew Mariner është shprehur: “Ky është një incident tragjik me një numër të madh njerëzish që kanë humbur jetën. Hetimet tona janë duke vazhduar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Jemi në proces të identifikimit të viktimave. Megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë.