Tragjedi në Bolivi/ Autobusi rrëzohet në greminë, 24 të vdekur

441
Sigal

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në Yolosa në veri të Bolivisë. Autobus doli nga rruga duke u rrëzuar në një greminë 300 metra.

Sipas hetimeve të para shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.