Tragjedi/ Konfirmohen të paktën 13 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës afër Bregut të Fildishtë

270
Sigal

Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, e cila rrafshoi shtëpitë dhe gjurmët hekurudhore në një periferi të qytetit kryesor të Bregut të Fildishtë, Abidjan, trembëdhjetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u zhdukën.

Sipas autoriteteve, rrëshqitjet e tokës erdhën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Ndërkohë, ky është një fenomen i zakontë në Abidjan, kryeqyteti ekonomik i prodhuesit më të mirë në botë të kakaos, gjatë sezonit të shirave, ka bërë kërdi në qytetet e bregdetit.

“Numri i vdekjeve është 13 dhe kërkimet po vazhdojnë,” tha prefekti i Abidjan Vincent Toh Bi, duke shtuar se “20 shtëpi u zhdukën” në periferinë e përhershme të Anyama, në veri të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, rreth 10 persona u shtruan në spital, thanë vendasit.