Tragjedi ajrore – Rrëzohet avioni ushtarak në Indonezi, deri tani 13 viktima

414
Sigal

Një tragjedi ajrore është shkaktuar në Indonezi, ku 13 kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni.

Ngjarja ndodhi në provincën lindore, Papua. Mësohet se mjeti i fluturimit po transportonte 12 tonë furnizime ushqimore dhe çimento nga Timika për në Wamena, një distancë prej rreth 200 kilometrave.

Në bordin e avionit ndodheshin tre pilotë dhe 10 anëtarë të personelit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë një moti i keq.