Trageti i pasagjerëve përplaset me tragetin e mallrave, 25 persona të vdekur

233
Sigal

Ekipet e shpëtimit gjetën 25 trupa të vrarë në përplasjen e djeshme të një trageti pasagjerësh dhe një anijeje mallrash në lumin Shitalakshi, në jug të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Zyrtari i mbrojtjes civile, Ershad Hosain tha se ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pesë viktimave mbrëmë dhe 20 të tjerë sot.

“Shumica e trupave u gjetën brenda anijes së mbytur”, tha ai duke shtuar se disa ende mungojnë, raporton reuters.

Trageti ishte plot me njerëz që ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi qeveria njoftoi se një “bllokim” për një javë do të hynte në fuqi nga sot, në mënyrë që të parandalohej përhapja e coronavirus-it.

Bangladeshi raportoi një kërcim rekord ditor prej 7,087 infeksionesh me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 637,364 me 9,266 vdekje.