Trafikonin shqiptarë drejt SHBA, Britanisë dhe Kanadasë, Gjykata e Posaçme jep 56 vite burg për trafikantët

516
Sigal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin e parë të saj, duke dënuar 10 nga personat e hetuar dhe akuzuar për trafikimin e shqiptarëve në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi për këtë grup u krye nga Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me autoritetet greke, ndërsa dosja i kaloi SPAK, pas shkrirjes.

Plot 56 vite burg ka dhënë Gjykata e Posaçme, duke i gjetur fajtorë për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm” dhe “Grup i strukturuar kriminal” 10 nga anëtarët e grupit kriminal, që, sipas Prokurorisë, ka në përbërjen e tij 42 persona.

Të pandehurit janë dënuar me nga 6 deri në 5 vite, ku i është ulur dhe një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkëlqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zyrtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi Prokuroria.

Sipas burimeve zyrtare, Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema dhe Qazim Hysko, siguronin njerëzit, të cilët kishin interes për të udhëtuar në SHBA, Kanada dhe Britani.

SKEMA

Sipas Prokurorisë, anëtarët e grupit, pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara personat e interesuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet që të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

“Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm, ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person”, bëri të ditur Policia pas finalizimit të operacionit.

NË GREQI

Nga hetimet rezultoi se grupi kishte shtrirje deri në Greqi, ku muaj para finalizimit të operacionit në Shqipëri, u arrestuan 24 persona dhe u sekuestruan 7 laboratorë për falsifikimin e dokumenteve.

“Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të huaja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave anëtarë të këtij grupi kriminal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kombësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara”, tha zyrtarisht Policia.

Kjo e fundit shtoi se shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre. “Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të Policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët, duke shpërdoruar detyrën, kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës Policie”, njoftonte Policia.

Denimet

Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.