Trafikonin drogë, shkatërrohet banda italo-shqiptare, Salvini: Luftë të ashpër shitësve të vdekjes

521
Sigal

Antimafia italiane së bashku me Policinë e Firences ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria italiane ka lëshuar pesë urdhër arrestimesh ndaj pesë personave; katër shqiptarë e një italian në territoret e qyteteve Vlorë (Shqipëri), Siena , Brindizi e Firenze.

Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjatë fazës investigative të operacionit janë sekuestruar rreth gjysmë tonë marijuanë.

Ndaj këtij operacioni ka komentuar dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini: “U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve.

Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë.”