Torino, qyteti italian që do të presë ”Eurovision 2022”

122
Sigal

Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin ”Eurovision 2022”. Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam.

Torino thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj, gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.