Tonelata kokaine përfundojnë në Belgjikë, s’ka kapacitetet për shkatërrimin e sasive të kapura

93
Sigal

Belgjika ka sekuestruar sasi tejet të mëdha kokaine nga trafikantët që operojnë përmes portit të Antwerp-it, saqë raportohet se i duhet më shumë hapësirë ​​në incenerator për ta djegur atë, thanë zyrtarët belgë të hënën.

Autoritetet janë të shqetësuara se depot e përdorura për të ruajtur drogën mund të bëhen objektiva për grabitje nga bandat e fuqishme që kërkojnë të rikuperojnë ngarkesat e tyre të humbura.

“Ka një problem me kapacitetin e inceneratorit,” i tha mediave belge zëdhënësi i shërbimit doganor, Francis Adyns, duke konfirmuar raportet në shtypin vendas që premtojnë se “një zgjidhje është duke u përgatitur”.

Problemi i fundit i Belgjikës buron nga toneltatat e kokainës nga Amerika Latine, të cilat kapen në Antwerp, porti kryesor i hyrjes në Evropë për mallrat e paligjshme, ndërsa sipas raportimeve të shtypit lokal, anëtarët e dyshuar të bandave kriminale janë pikasur duke përdorur drone për të vëzhguar rreth depove doganore ku u kap kokaina me vlerë miliona euro.

Sakaq, autoritetet po punojnë me shpejtësi për të shkatërruar drogën e konfiskuar, por, sipas Adyns, për të djegur kokainën “ekzistojnë standarde mjedisore që duhen përmbushur”, të cilat momentalisht nuk mund të arrihen nga vendi.