Tomislav Nikoliç: Asnjë presion s’mund ta shtyjë Serbinë ta njohë Kosovën

465
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se çfarëdo lloj presioni nuk mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën. “Kam besim tek Kombet e Bashkuara, ku Serbia e besoi kujdesin ndaj Kosovës në vitin 1999”, ka thënë Nikoliç në një takim me shefin e ri UNMIK-ut në Kosovë, si dhe me shefen e re të zyrës së OKB-së në Beograd, Simona-Mirela Miculescu.

Nikoliq gjatë takimit me dy personalitetet e OKB-së theksoi se pranimi i pavarësisë së Kosovës në UNESCO është i papranueshëm për Serbinë, shkruajnë mediat. “Nëse kjo ndodh, trashëgimia kulturore serbe do të vuante pas kësaj, sikurse kishte ndodhur në vitin 2004, dhe të gjithë do të fshiheshin nga përgjegjësia e një vendimi katastrofik si ky, dhe, edhe njëherë humbësit më të mëdhenj dhe të vetmit do të ishin serbët, dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Nikoliç.
Sigal