Tmerri në Londër/ Dera e parlamentit u shpërthye për të vrarë kryeministren? Zbuloni ku ishte ajo

459
Mediat angleze sjellin detaje të reja nga sulmi i ndodhur një orë më parë, para godinës së Parlamentit, ku një azilant aziatik ka shkaktuar një masakër të vërtetë duke lënë të pas të vdekur e të plagosur.
Ndonëse është qëlluar për vdekje nga policia, “The Independent” shkruan se personi në fjalë mund të ketë pasur si objektiv të tijin kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Dyshimi bëhet më i fortë për faktin se kjo e fundit ndodhej vetëm 40 metra larg vendit të ngjarjes, kur 40-vjeçari që rezultoi të ishte një azilant, përplasi dhjetëra persona me makinë, shpërthu portën e jashtme të parlamentit dhe pasi doli nga automjeti qëlloi për vdekje një oficer policie me thikë.
Kryeministrja raportohet të ketë hyrë në Jaguarin e saj të argjendtë menjëherë pas sulmit për tu dërguar në një vend të sigurt.
Policia londineze nuk ka dalë ende në një konkluzion për ngjarjen por paraprakisht po e heton si një sulm terrorist.
BILANCI I SULMIT
Katër persona të vdekur është bilanci i sulmi të dyshuar terrorist në derën e Parlamentit anglez, kur një azilant aziatik rreth 40-vjeç, përplasi dhjetëra persona me makinë, dy prej të cilëve raportohet të kenë humbur jetën. Mes viktimave është edhe agresori, i qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë dhe një oficer policie i therur me thikë nga agresori para ekzekutimit.
Sigal