Tmerret e ISIS/ Ekzekutojnë foshnjën si hakmarrje ndaj babait

461
“The Daily Telegraph” shkruan se grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar një foshnje për hakmarrje ndaj babait. Një foshnje australiane është ekzekutuar nga ISIS pasi babai i saj ka tentuar të largohet nga zona e konfliktit në Lindjen e Mesme. U kuptua se vrasja ishte një akt i hakmarrjes, pasi babai kishte kontaktuar me autoritetet australiane dhe kishte tentuar të braktis luftën në Siri dhe Irak. Emri i foshnjës, gjinia dhe mënyra e vrasjes nuk u bën publike, raporton The Daily Telegraph.
Sigal