Tjetër tragjedi në det, mbytet anija me klandestinë, 10 të vdekur, mes tyre 5 fëmijë

533
Vazhdon tragjedia e emigrantëve në ujrat turke.
10 vetë kanë humbur jetën ndërsa 43 të tjerë janë shpëtuar pasi një anije me refugjatë që udhëtonte drejt Greqisë, është mbytur në bregun perëndimor të Turqisë.
Roja bregdetare turke vazhdon kërkimet përqark zonës ku u mbyt varka në bregdetin e qytetit Ajvacik, përballë ishullit grek të Lesbos.
Autoritetet ende nuk e kanë të qartë sesa emigrantë lundronin me varkën që u mbyt.
5 nga viktimat e rradhës janë fëmijë, tha Agjencia turke e lajmeve “Dogan” ndërsa emigrantët e shpëtuar janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur simptoma të hipotermisë.
Emigrantët ishin me origjinë nga Siria, Afganistani dhe Mianmari.
Qindra mijëra refugjatë kanë udhëtuar nga Siria drejt Turqisë, duke rrezikuar jetën e tyre në brigjet greke dhe turke.
Turqia është ndalesa e tyre e parë në rrugëtimin e gjatë drejt vendeve të BE-së.
Pavarësisht kushteve të motit dhe dallgëve të mëdha, eksodi vijon edhe në këtë fund janari.
Sigal