Thaçi s’tërhiqet nga zhbërja e Speciales, thotë se nisma është kushtetuese e ligjore

636
Presidenti Hashim Thaçi teksa nderoi të pagjeturit te përmendorja për ta,u pyet edhe rreth nismës për shfuqizimin e speciales.
Presidenti Hashim Thaçi edhe sot foli për nismën e deputetëve për shfuqizim të ligjit me të cilin u themelua Gjykata Speciale.
Teksa nderoi të pagjeturit te përmendorja për ta, Thaçi tha se nisma për shfuqizim “është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe proceduralisht në rregull”.
Thaçi më tutje konstatoi se deputetët janë të zotët e vetes.
“Unë nuk ju la diçka në dorë, a as nuk ju marr diçka nga dora deputetëve. Ata janë të zotët e vetvetes, janë të zgjedhurit e popullit”, tha Thaçi.
Presidenti deklaroi se punon në interes “të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik, apo krahinor”, shkruan kallxo.com
Dje Departamenti i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Prishtinë u kërkuan liderëve kosovarë që të mos shfuqizojnë ligjin për specialen, pasi kështu do të dëmtojnë raportet me SHBA-në.
Sigal