Thaçi: Serbia ka tentuar të anulojë antarësimin e Kosovës në UNESCO

444
Zv.kryeminsitri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se këto ditë Serbia ka tentuar që të anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Pavarësisht kësaj, Thaçi bën me dije se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi axhendën në tërësi, pëfshirë edhe pikën për Kosovën. “Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sapo mora vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash axhendën në tërësi, me pikën për Kosovën – përkundër kërkeses serbe që kërkesa e Kosovës të hiqet nga axhenda”, shkruan Thaçi në Facebook.  
Sigal