Testohet super avioni, për 3 orë në çdo cep të Tokës

253
Sigal

Që kur “Concorde” ndali fluturimet, për pasagjerët nuk ka pasur më avionë supersonikë.

Por, kjo gjë duket se do të ndryshojë. Një model i ri avioni, katër herë më i shpejtë se avionët supersonikë, po përgatitet për testim. Edhe pse është vetëm 21 metra i gjatë, ç’ka e bën relativisht të vogël, ai përbën një hap të madh përpara në historinë e fluturimeve, thotë DW.

Për herë të parë ekziston tani një avion supersonik privat. Deri tani njihej vetëm avioni europian “Concorde” (aktiv deri në vitin 2003), avioni rus Tupolev (aktiv deri në vitin 1999) dhe natyrisht avionët ushtarakë të financuar me miliarda të taksapaguesve. Tani kjo ndryshon. Firma Startup nga Denveri, SHBA, Boom Supersonic paraqiti në tetor të vitit të kaluar prodhimin e parë plotësisht privat supersonik, të quajtur Baby Boom.

Brenda këtij viti, ky model unikal supersonik synohet të kryejë testime përmbi zonën Mojave në Kaliforni, fillimisht me një shpejtësi 1600 km në orë. Qëllimi është që të përmirësohet koncepti aerodinamik dhe modeli të ndërtohet për avionë më të mëdhenj deri në 75 pasagjerë. Projekti është për avionin “Overture” pak më i vogël se “Concorde” me 100 pasagjerë, me synim që në gjysmën e dytë të këtij dhjetëvjeçari të fluturojë më shpejtësi deri në 2700 km në orë, pra në rreth 3 orë e gjysmë nga Londra në Nju Jork.

Më të mëdha gjasat janë që të ngrihen në qiell avionë më të vegjël supersonikë, apo “superjets” për botën e biznesit për 8-15 pasagjerë.