Teste koronavirusi me saktësi vetëm 30 përqind, qeveria spanjolle i tërheq nga tregu

307
Sigal

Qeveria spanjolle ka tërhequr nga përdorimi 9000 komplete të testimit të koronavirusit të prodhuar në Kinë, pasi doli se ata kishin një normë të saktë zbulimi prej vetëm 30 përqind.

Qeveria kineze konfirmoi se kompanai nga ku ishin blerë testet prej një kompanie spanjolle, nuk ishte në listën e autorizuar prej tyre për sigurinë e testeve. Këtë javë qeveria në Spanjë se do të shpenzojë 432 milionë euro për teste, maska, doreza dhe pajisje të tjera personale mbrojtëse, sërish të porositura në Kinë.

Sidoqoftë, një grup i mjeteve të prodhuara nga kinezët të blera nga autoritetet shëndetësore spanjolle disa javë më parë është tërhequr pasi ato u zbuluan se ishin jo të besueshme dhe qeveria kineze tha që ato ishin bërë nga një kompani që nuk figuronte në listën e saj të prodhuesve të autorizuar.

Në një deklaratë të enjten, ministria e Shëndetësisë e Spanjës tha se do t’i kthejë testet, por theksoi se ato nuk ishin blerë direkt nga prodhuesi kinez, por nga një kompani furnizuese në Spanjë që i kishte blerë ato në Kinë dhe kishte siguruar dokumentet e nevojshme shoqëruese.

“Testet e para në kompletet e testimit të shpejtë u kryen njëkohësisht nga një spital në Madrid dhe nga Instituti i Shëndetit “Carlos III”, dhe sapo u zbulua ndjeshmëria e ulët e tyre, ato u tërhoqën”, tha ministria. “Furnizuesi është kontaktuar dhe testet zëvendësuese do të na sigurohen”.

Certifikatat e ndara nga ministria përfshinin një deklaratë të KE të konformitetit për produktet, të cilat, sipas dokumentacionit, u bënë nga “Shenzen Bioeasy Bioteknologjia Company Limited” në provincën Guandong.

“Spanja ndjek rregulloren e BE-së, që do të thotë se nëse një produkt është i çertifikuar në përputhje me standardet evropiane, ai mund të blihet dhe shitet në të gjithë zonën e unionit”, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se kompletet e papërshtatshme të testimit nuk ishin pjesë e porosisë së re prej 432 milionë € nga Kina, dhe ishin blerë para se autoritetet kineze të lëshonin listën e produkteve të aprovuara. Ditët e fundit, autoritetet shëndetësore spanjolle kanë shpërndarë urgjentisht pothuajse 650,000 komplete të shpejta të testimit në stafin e parë mjekësor dhe shtëpitë e vendbanimit për njerëzit e moshuar.

Spanja, e cila është vendi evropian më i prekur nga koronavirusi pas Italisë, deri më tani ka regjistruar më shumë se 56,000 raste të sëmundjes dhe më shumë se 4,000 vdekje.

Punëtorët shëndetësorë, të cilët përbëjnë rreth 14% të viktimave të koronavirusit të vendit, janë ankuar për mungesë të pajisjeve themelore mbrojtëse.