Terror në Mali/ 18 të vrarë, nga pengmarrja e 170 personave nga terroristët në një hotel

428
Xhihadistët kanë vrarë disa persona dhe 170 të tjerë i kanë marrë peng në një hotel në Mali. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në hotelin ‘Radisson Blue’, në kryeqytetin e Malit, ne Bamako. Pengmarrja perfundoi ne oret e pasdites, ku u liruan mbi 150 pengje, por fatkeqesisht duke lene te vrare pas. Mesohet se terroristët ishin mbi 10 persona dhe nisen fillimisht të qëllonin në katin e shtatë të hotelit. Zona rreth hotelit që frekuentohet dendur nga turistët u përfshi nga kaosi. Brenda godinës ndodheshin 170 persona, 140 turistë dhe 30 punonjës të hotelit. Policia në vendngjarje pas deshtimit te negociatave nderhyri per shpetimin e pengjeve. Mediat bëjë të ditur se shpërthime granatash u degjuan shpesh here brenda ambienteve të hotelit. Deshmitare thane se pengmarrësit kanë thirrur, ‘Allahu Akbar’ në momentin e sulmit në hotelin 190 dhomësh.

Hoteli frekuentohet zakonisht nga ekuipazhi francez që punon në linjat franceze të Malit. Ne oret e para te pengmarrjes, terroristet liruan vetem ata persona qe mund te recitonin Kuranin. Rreth ores 16:50 mori fund ngjarja e rende ne hotelin ne kryeqytetin e Malit.Mediat flasin se pengjet u liruan, por fatkeqesisht u gjeten 18 trupa te pajete ne hotel. Lajmin e konfirmoi ministri i Sigurise ne Mali, citojne mediat franceze.
Sulmi merret përsipër nga al Mourabitoun
Grupi terrorist al Mourabitoun kanë marrë përsipër sulmin në hotelin në kryeqytetin në Mali. Në Tëitter, xhihadistët e al Mourabitoun thonë se sulmi ëhstë kryer nga Mokhtar Belmokhtar, ish komandant i Al Qaeda në Maghreb, po që sëfundmi besohet se është bashkuar me ISIS.
Ministri i Malit: Kemi vrarë 3 terroristë
Ministri i Sigurisë në Mali deklaroi se forcat speciale kanë mundur të eliminojnë 3 terroristë që mbanin peng persona në hotel, citon BBC.
Mediat amerikane: 137 persona ende peng në hotel 
Ndodhen ende 137 persona në hotel peng të terroristëve.
Pengu i liruar
Agresorët flisnin anglisht, thotë një prej dëshmitarëve, citon Reuters.
Lirohen disa pengje
Rreth 33 pengje janë liruar pas ndërhyrjes blic nga forcat speciale policore në hotelin ‘Radison Blue’ në Bamako. Kështu bën të ditur agjencia e lajmeve Anadolu.
Dëshmitari i liruar: “Horror, kishte kufoma ngado”
“Pashë trupa të vrarë ngado”. Këto janë fjalët e një prej pengjeve që mundi të lirohej nga xhihadistët në hotelin ‘Radison Blue’ në Bamako, të Malit, citon France 24.
Lirohen pengjet qe recitojne Kuranin
Pengmarresit kane vendosur te lirojne pengjet qe dinte pjese nga Kurani. 20 prej pengjeve qe dinin pjese nga libri i shenjte u liruan.
Ushtarë franceze të dislokuar prej 2 vitesh në Mali Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaedën pushtuan zonën veriore të Malit në vitin 2012. Ndaj tyre kanë nisur operacionet e vazhdueshme të dëbimit të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013. Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme të herëpashershme në vend. Në muajin gusht, gjatë një rrethimi gati 24-orësh dhe marrjes së pengjeve nga persona të armatosur nga grupet radikale islamike, në një hotel në qytetin qendror të Malit, në Sevare, u vranë katër ushtarë, pesë punëtorë të OKB-së, dhe katër sulmues. Aktualisht ne Mali operojne rreth 1 mije trupa ushtarake franceze.
Sigal