Tërmeti në Turqi/ Toka dridhej ndërsa frynte qirinjtë, pamjet e pabesueshme (Video)

500
E kush do ta dëshironte një ditëlindje si kjo?! Teksa fik qirinjtë dhe shpreh një dëshirë, toka dridhet nën këmbët e tua. Pamjet e pabesueshme të publikuara nga “Daily Mail” janë regjistruar në një prej lokaleve në Bodrum, i cili u shkund pas mesnate nga një tërmet i fuqishëm me magnitugë 6,7 ballë të shkallës Righter.
Në video duket momenti kur një grua sapo ka fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe po merr urimet. Ajo shfaqet me miq e të afërm në verandën e një restoranti dhe të gjithë të shqetësuar ngrihen në këmbë.

Ndërsa festojnë dëgjohet zhurma e objekteve që lëvizin nga lëkundjet dhe më pas uji hyn në lokal.
Epiqendra e tërmetit 6.7 ballë ishte në detin Egje, në jugperëndim të Turqisë dhe si pasojë e tij humbën jetën dy persona e u plagosën qindra të tjerë
Sigal