Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën në Greqi

194
Sigal

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik.

Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter ndodhi me epiqendrën e tij, 15 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Larisës, në pikën ku ka pasur aktivitet të fortë për tre njëzet e katër orë.

Fillimisht, Instituti Gjeo-dinamik me zgjidhjen automatike njoftoi se dridhja sizmike kishte një intensitet prej 3.9 Rihter, megjithatë pak më vonë e rishikoi atë në 4.2 Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 8.1 kilometra ndërsa kohëzgjatja e tij siç transmetohet nga media lokale ishte e shkurtër.