Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

260
Sigal

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 20 kilometra në juglindje të Gostivarit, me thellësi rreth 10 kilometra. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë në edhe në Shqipëri, në zonën e Shkodrës dhe Dibrës.