Tërmet me magnitudë 5.2 në Kroaci

265
Sigal

Kroacia është zgjuar këtë të hënë nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Mediat raportojnë se deri më tani nuk ka dëme të rënda apo viktima.

Pikërisht epiqendra e tërmetit ishte qyteza e Petrinjës, teksa kjo është hera e dytë që një tërmet i fortë godet Kroacinë gjatë pandemisë, pas atij të 22 majit me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.