Tentuan të trafikojnë 86 kg kokainë nga Brazili në Europë, kapen shqiptari dhe braziliani

158
Sigal

Një shqiptar dhe një brazilian janë dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të 86 kilogram kokainë, nga Brazili drejt vendeve të Evropës. Kokaina e tyre u gjet në anijen e Skyros, e cila lundronte nga porti i këtij qyteti drejt Greqisë.

Droga ishte e ambalazhuar në dy qese plastike të papërshkueshme nga uji. Lënda narkotike ishte ngjitur në pjesën e jashtme të anijes së mallrave, nga zhytës të punësuar nga organizata kriminale.

Shqiptari dhe braziliani u arrestuan në flagrancë në stacionin e autobusëve në Santarém, teksa ishin gati të hipnin në autobusin e nisur për në Belem, bëjnë të ditur autoritetet braziliane. 

Ata u dërguan  para Gjykatës së Parë Penale Federale të Santarém ku u dënuan me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë, braziliani dhe shqiptari janë në pritje të shqyrtimit të çështjes nga apeli.