Tentuan të kalojnë kufirin/ Forcat izraelite qëllojnë në drejtim të protestuesve libanezë (VIDEO)

169
Sigal

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese, disa protestues pro-palestinezë.

Demonstruesiit libanezë, që protestonin pro Palestinës ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan.

“Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruajnë në një postim në Tëitter Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit”, thuhet më tej në njoftim.