Tentoi të kalonte 11 shqiptarë në Britani, arrestohet rumunin

450
Drejtuesi rumun i kamionit, i cili tentoi të kalonte ilegalisht në Britani 13 emigrantë, u dënua me 4 vjet burg. Mes emigrantëve, të cilët kishin zgjedhur këtë mënyrë për të shkelur në territorin britanik, ndodheshin 11 shtetas shqiptarë dhe dy indianë. Liviu Sorin Gherghina u ndalua nga patrulla kufitare vitin e kaluar, teksa tentonte që të kalonte emigrantët në mënyrë ilegale në Britani. Gjykata britanike e shpalli fajtor për trafik të qenieve njerëzore dy ditë më parë, më 14 shtator. Gherghina u ndal me një kamion të regjistruar në Spanjë nga oficerët e Forcave Kufitare në Portin Newhaven, në East Sussex, pas mbërritjes nga Dieppe në veri të Francës, më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Sigal