Rreth 3,500 trupa, 85 tanke dhe qindra automjete të tjera po transportohen nga Teksasi përmes Holandës dhe Gjermanisë për t’u vendosur në Poloni. Prania amerikane është pjesë e mbështetjes për Naton në përgjigje të rritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë.
Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë zbarkimin në Holandë të mjeteve të blindura dhe tankeve Abrams.