“Të turpshëm”/ Pas skandalit që shpërtheu në vend, jep dorëheqjen menjëherë e gjithë qeveria e këtij shteti

520
Sigal

Kabineti qeveritar holandez jep dorëheqjen menjëherë pas skandalit se zyra e taksave të vendit ndoqi gabimisht mijëra familje për mashtrim.Kryeministri Holandez Mark Rutte, në pushtet që nga viti 2010, ende gëzon një vlerësim të lartë miratimi midis votuesve në Holandë. Transmetuesi Holandez NOS raportoi të Premten se qeveria e Kryeministrit Mark Rutte dha dorëheqjen pasi doli që zyrtarët kishin ndjekur gabimisht mijëra njerëz për mashtrim. Rutte thirri një takim të Kabinetit në Hagë, ku ministrat duhej të vendosnin mendimin e tyre për të dhënën dorëheqjen vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Për çfarë është skandali?

Zyra e taksave Hollandeze kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim për të siguruar për të siguar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019. Ajo kërkoi nga qytetarërt që të bënin ripagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha dhe në disa raste, divorc. Një raport parlamentar e quajti atë një “padrejtësi të paparë” për të hequr dhjetëra mijëra euro pa u dhënë të akuzuarve një shans për të provuar pafajësinë e tyre.  Rutte, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010, e përshkroi episodin si “të turpshëm”.

Presioni mbi koalicionin katër partiak të Rutte për të dhënë dorëheqjen u rrit të Enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodewijk Asscher, u largua.

Çfarë kanë thënë familjet e prekura? Kompensimi prej të paktën 30,000 € (36,400 $) po u paguhet afërsisht 10,000 familjeve. Familjet këtë javë ngritën akuza kundër pesë politikanëve, përfshirë Ministrin e Financave Wopke Hoekstra dhe Ministrin e Ekonomisë Eric Wiebes, për rolin e tyre në keqmenaxhimin e situatës.