Të shtëna me armë në qytetin shqiptar, plagoset një grua, plumbi përshkoi makinën

103
Sigal

Një grua është plagosur nga një plumb qorr pasditen e sotme në Prizren.

Plumbi fillimisht ka goditur xhamin e përparmë të një veture, e më pas gruan që ndodhej brenda. Fatmirësisht gjendja e saj paraqitet e satbilizuar dhe e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Viktima ka lëndime në këmbë, ndërsa ende nuk kemi asnjë të dyshuar për rastin”, deklaroi policia, duke shtuar se forcat policore janë në vendin e ngjarjes.