Të shtëna afër Konsullatës amerikane në Stamboll

432
Dy persona të paidentifikuar dhe të armatosur kanë shtënë afër ndërtesës së Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll të Turqisë.Autoritetet kanë thënë sot se askush nuk ka pësuar nga këto të shtëna, por personat e armatosur kishin ikur, pasi policia ka hapur zjarr kundër tyre. Ky incident ndodhi vetëm disa orë, pasi nga një sulm me bombë, kundër një stacioni të policisë në Stamboll, mbrëmë u plagosën 10 vetë, përfshirë 7 policë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur në periudhën e kulmit të dhunës ndërmjet forcave të sigurisë së Turqisë dhe kryengritësve nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK).
Sigal