Të jetosh me të vdekurit…

550
Të jetosh me të vdekurit është një traditë e rrallë që zbatohet në ishullin Sulaëesi, në Indonezi. Fisi Torajan beson se një njeri vdes në momentin kur në varrimin e tij sakrifikohet një buall uji, që do t’i shërbejë si “mjet transporti” për botën e përtejme. Deri në atë moment, trupat e pajetë të të ndjerëve mbahen në shtëpi, për ditë, javë e deri vite. Familjarët kujdesen për ta si të ishin ende gjallë, madje edhe duke i ushqyer. Siç shkruan “National Geographics”, që ka realizuar edhe një reportazh për këtë traditë të pazakontë, disa torajanë e vazhdojnë “marrëdhënien” e tyre me të vdekurin nëpërmjet një ceremonie të njohur si “manene”, një lloj “varrimi i dytë” ku një herë në disa vite familjarët i zhvarrosin paraardhësit e tyre dhe i pastrojnë varrin, trupin dhe i veshin me rroba të reja
Sigal