Talebanët rrethojnë stacionin policor të qytetit Sangin, në Afganistan

481
Talebanët kanë rrethuar stacionin policor të qytetit afgan Sangin, i cili ndodhet në provincën Helmand. Ky sulm vjen pas një sërë sulmesh të tjera që janë kryer gjatë ditëve të fundit, në shumë zona të vendit.
Megjithatë, situata mbetet e paqartë pasi qeveria dhe talebanët po shfaqin pretendime të ndryshme në media. Guvernatori i Helmandit, Mirza Khan Rahimi, ka deklaruar se lajmi i marrjes së provincës së drejtuar prej tij është totalisht i rremë.
“Forcat tona po përballen me talebanët në Sangin dhe është e vërtetë që ka disa përplasje. Por, unë mund t’iu them se lajmi i qarkulluar mbi marrjen e distriktit prej tyre është i pavërtetë”, ishin fjalët e tij.
Megjithatë, talebanët nëpërmjet postimeve në internet dhe në media janë shprehur se kanë arritur të vënë nën kontrrollin e tyre shumë pika strategjike të Afganistanit, përfshirë Helmandin, dhe qytetin Sangin. Vetëm pak ditë më parë, një sulm ajror në Begram vrau gjashtë ushtarë amerikanë, duke regjistruar kështu bilandin më tragjik të vitit 2015 për ushtritë e huaja që kryejnë operacione në vend.
Sigal