Takimi në Tiranë, Vulin: Thaçi kërkon të përbaltë vizitën e Vuçiç

463
Deklarata e minsitrit të jashtëm të Kosovës se do të ngrejë padi për genocid ndaj Serbisë, ka si qëllim të vetëm përbaltjen e vizitës së kryeminstrit Aleskandër Vuçiç në Tiranë.
Kështu ka dekalruar ministri serb, Aleksandër Vulin, për Tanjug, duke nënvizuar se politikanët e Kosovës asnjëherë nuk bëjnë deklarata aksidentale dhe të paqëllimshme.
“Kushdo që njeh politikën e shqiptarëve të Kosovës, e di shumë mirë se ata asnjëherë nuk bëjnë deklarata të rastësishme apo të paqëllimshme. Politika e tyre është e ngjashme me dronin në stadiumin e Beogradit, pasi kosovarët nuk dalin asnjëherë në skenë, duke ja lënë dikujt tjetër topin,” thotë ministri i punës në Serbi.
Sipas tij, kjo është një përpjekje për të vështirësuar vizitën e Vuçiç në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë një përpjekje për të vështirësuar bisedimet e Serbisë në Bruksel.
Megjithatë, Vulin tha se tashmë të gjithë e dinë që Serbia është një vend që po investon për stabilitetin dhe paqen në rajon më shumë se çdo vend në Ballkanin Perëndimor.
Minsitri deklaroi se raporti i 2010-s nga raportuesi Dik Marti për përfshirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte, nuk duhet të harrohet nga Thaçi dhe para se të padisë Serbinë për genocid, si fillim le të japë llogari per raportin e Martit.
Sigal