Tajlandë/ Gjenden në det dy trupa pa kokë dhe koka e prerë e një gruaje

Dy trupa pa kokë dhe një kokë gruaje janë gjetur në një plazh të Tajlandës. Mediat e huaja raportojnë se trupat u zbuluan në plazhet në Rayong, rreth 40 kilometra nga Pattaya në bregun lindor të Tajlandës.

Trupi i parë mashkull u gjet në Mae Rumbpueang Beach me plagë të prerash në qafë, raportoi ‘The Thaiger’.

Sigal

Autoritetet besojnë se ai vdiq të paktën një javë para se të gjendej trupi në ujërat e plazhit. Ndërkohë që trupi i dytë u gjet 10 kilometra larg Beach PMY në Rayong.
Edhe ky ishte një mashkull vetëm me të brendshme dhe dyshohet se ka së paku 10 ditë i vdekur.

Vetëm pak më larg zonës, peshkatarët gjeten edhe kokën e një gruaje. Ajo ka qene me flokë të gjata dhe u gjet në Phra Pradaeng, rreth 20 kilometra në jug të Bangkok.

Autoritetet besojnë se gjetja e dy trupave të zhveshur dhe kokës së gruas janë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën.