Tabela informuese për turistët

560
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, bëri thirrje për promovimin e produkteve turistike. Ajo theksoi se tabelat informuese do të orientojnë më mirë turistët që vizitojnë Shqipërinë. Në të gjithë vendin janë vendosur rreth 60 tabela informuese që tregojnë produktet turistike të një zone të caktuar. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik theksoi se këto tabela do të orientojnë turistët ndërsa shtoi se ato duhet të jenë të pranishme në çdo zonë që mbart vlera dhe që duhet vizituar. Destinacionet turistike do të optimizohen në Google, për t’u dhënë mundësi turistëve ta shohin vendin ku ata do të shkojnë.
Sigal